MASHT

Ka filluar punimet sesioni i gjashtë i Institutit Alb- Shkenca

1 Shtator, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Ramë Buja ka vlerësuar se, pjesëmarrja në hapjen e Konferencës Shkencore të Institutit Alb- Shkenca është nder i jashtëzakonshëm për faktin se, siç është shprehur z. Buja, të gjendesh në mesin e mendjes së plleshme të kombit është privilegj i madh.

Ministri Buja ka theksuar se, është ndjenjë e veçantë dhe emocionuese që sot në Prishtinë është një trini shumë e kuptimshme, logjike, përmbajtësore dhe shkencore: Tirana, Prishtina dhe Shkupi.

Z. Buja potencoi se, takimet e kësaj natyre i nxisin njerëzit e politikës që të mendojnë më thellë dhe më përmbajtësishtë për shkencën, në mënyrë që t’ua japin mundësinë për të nxjerr në dritë punën që e bëjnë ata në prezantimin e shqiptarëve para botës.

Ministri i Arsimit në Republikën e Kosovës ka përgëzuar pjesëmarrësit e këtij takimi për punën të cilën e kanë bërë në realizimin e 640 studimeve shkencore.
Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), z. Mujë Rugova nga ana e tij ka vlerësuar se, sesioni i gjashtë i Alb- Shkencës ka arrit të mbledh shkencëtarët nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët dhe të ulë në një pikë, ku vlera e veprimtarisë së tyre si një trup i përbashkët do të dal në pah me kohë.

Duke shprehur mbështetjen e Komunës së Prishtinës për konferencën shkencore të Alb- Shkencës, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa tha se Prishtina e ka për nder dhe kënaqësi të mbështes aktivitetet e tubimeve të rëndësishme të shkencës.
Sesioni i gjashtë i Alb- Shkencës i cili ka filluar punimet sot dhe do të përfundoj më 4 shtator për herë të dytë organizohet në Prishtinë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.