MASHT

ZV/MINISTRI REXHAJ MORI PJESË NË LANSIMIN E PROJEKTIT “DREJT PËRGATITJES SË MËSIMDHËNËSVE TË RINJ PËRMES NJË SISTEMI TË ORIENTUAR NË CILËSI”

5 Mars, 2020

05 Mars 2020

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj mori pjesë në lansimin e projektit: “Drejt përgatitjes së mësimdhënësve të rinj përmes një sistemi të orientuar në cilësi, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë (QATEK) “

Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimit Evropian (BE) përmes programit “Erasmus Mundus +”, i cili koordinohet nga Fakulteti i Edukimit (FE) i Universitetit të Prishtinës,  në bashkëpunim  me tri universitete vendore dhe tri ndërkombëtare.Me këtë rast, zv/ministri Rexhaj , ndër tjera tha  se, lansimi i këtij projekti  është shembull dhe dëshmi e mirë e produktivitetit të partneriteteve të Fakultetit të Edukimit me të tjerët, ndërsa theksoi se, megjithëse në situatë më të mirë se fakultetet e tjera, Fakulteti i Edukimit ende po ballafaqohet me sfida.Zv/ministri Rexhaj tha se, ende nuk mund të jemi të kënaqur me shkallën e ndikimit të FE në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në Kosovë, qoftë me kuadrat e reja, apo duke i zhvilluar ato në shërbim. Po ashtu, ai theksoi se ende nuk shihet një harmonizim i kurrikulave të Fakultetit me kurrikulën e bazuar në kompetenca, me mësimin e integruar, me cilësinë e zbatimit të punës praktike dhe ndërlidhjen organike me shkollat.Në fund, zv/ministri Rexhaj, duke uruar sukses në implementimin e këtij projekti, tha se MAShTI do të jetë gjithmonë bashkëpunues, në mënyrë që Fakulteti i Edukimit të lëvizë në hap me trendët ndërkombëtare.

Last modified: 8 Qershor, 2022