MASHT

Zv/ministri Krasniqi mori pjesë në përmbylljen e projektit “Fuqizimi i një gjenerate të re në shkolla të mesme të Kosovës”

28 Mars, 2017

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Mevludin Krasniqi mori pjesë në përmbylljen e projektit “Fuqizimi i një gjenerate të re në shkolla të mesme të Kosovës”, i cili ka për qëllim fuqizimin e rolit të nxënësve në ngritjen e cilësisë në arsim dhe proceset vendimmarrëse.

Zv/ministri Krasniqi e ka vlerësuar lartë realizimin e këtij projekti si një kontribut i rëndësishëm në orientimin e politikave arsimore drejt fuqizimit të rolit të nxënësve nëpërmjet Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Zv/ministri Krasniqi ka theksuar se organizime të tilla të nxënësve janë jashtëzakonisht të rëndësishme edhe sa i përket zhvillimit të mendimit kritik të nxënësve dhe fuqizimit të tyre karshi politikave shkollore.

Në këtë ceremoni është bërë edhe prezantimi i një filmi të animuar “ Bëhu Aktiv/e, merr iniciativë”, i përgatitur nga nxënësit, të cilët e kanë paraqitur perspektivën e tyre rreth gjendjes së arsimit në vend. 



Projekti “Fuqizimi i një gjenerate të re në shkolla të mesme të Kosovës” është realizuar nga Këshilli Rinor Kosovar, ndërsa është financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.