MASHT

Zëvendësministrja Statovci Demaj mori pjesë në Orën e Kodimit

7 Dhjetor, 2015

Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci Demaj mori pjesë në Orën e Kodimit, e cila u mbajt nga Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me ALMOOC.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Statovci Demaj, ndër të tjera theksoi se, do të ketë përkrahje të vazhdueshme nga MAShT për aktivitete të tilla. Ndërsa, ajo vuri theksin te rëndësia e të mësuarit e kodimit. “Të mësuarit e kodimit do të thotë mundësi të reja të punësimit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën, për arsye se gjuha e kodimit është gjuhë universale ashtu si edhe gjuha e matematikës”.

Takimi vazhdoi me Orën e Kodimit ku përveç pjesëmarrësve, nxënës të shkollave të ndryshme, edhe Zëvendësministrja e përfundoi një program kodimi.

Ora e Kodimit është një lëvizje mbarëbotërore e një niveli të lartë të organizimit dhe pjesëmarrjes, shpesh të udhëhequra edhe nga liderët e vendeve përkatëse me vizionin e qartë që, çdo nxënësi në çdo shkollë t’i jepet mundësia të mësojë shkencat kompjuterike. Kjo lëvizje është më e madhja në botë sa i takon promovimit të kodimit, të krijuar nga Code.org, së bashku me mijëra shkolla të interesuara të programojnë, dhe ku sivjet janë kyçur më shumë se 145 milionë kodues gjatë kësaj jave.

Last modified: 30 Gusht, 2022