Me ftesën e Ministrit te Punëve të Jashtme te Gjermanisë, z. Frank Walter Steinmeier, ne emër te Republikës së Kosovës, Zëvendësministrja Anila Statovci-Demaj mori pjesë ne Forumin për Politika Ndërkombëtare, Kulturore dhe Arsimore, që u mbajt nga 13 deri më 15 prill në Berlin.
Ky forum sivjet mbajti titullin „Klasa Botërore! Shkolla. Arsimimi. E ardhmja.“, dhe u organizohet ne kuadër te Iniciativës: „Shkollat: Partneret e se Ardhmes“ (PASCH) pranë Ministrisë se Punëve të Jashtme Gjermane. Iniciativa e filluar ne vitin 2008 përfshin mbi 1800 shkolla partnere ne gjithë botën të cilat kane një rol te theksuar në shkëmbimet kulturore dhe arsimimin në gjuhen gjermane. Ne program këtë vit pati formate te shumëllojshme diskutimi lidhur me temat e arsimimit në botën globale dhe ndërtimin e rrjeteve ndërkombëtare arsimore. Përveç Zëvendësministres Statovci-Demaj, është përfaqësuar edhe Gjimnazi Loyola. Forumi i mbajtur ne Berlin është mbyllur me fjalimin e Ministrit Steinmeier.
Last modified: 30 Gusht, 2022