Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë në Festivalin e Recitatorëve 2025, në nivel të shkollave për komunën e Prishtinës, i cili është mbajtur në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, në Prishtinë.
Zëvendësministri Arsim Ademi në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mbajtjes së këtij festivali, duke thënë se gjithmonë është nder dhe kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në këtë festival, i cili sjell studentë dhe adhurues të fjalës dhe artit, recitimit.

Zv/ministri Ademi tutje theksoi rëndësinë e kulturës dhe artit në edukimin dhe zhvillimin e të rinjve, mbështetja për ngjarje të tilla si recitimi jo vetëm që nxjerr në pah talente të fshehura, por gjithashtu i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikative dhe krijuese. Angazhimi i Ministrisë së Arsimit për t’i fuqizuar këto aktivitete mund të ketë një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv në brezat e ardhshëm.
Ndër të tjera zv/ministri Ademi përmendi se duhet të fillojmë me hapa konkretë për të siguruar që këto mundësi të vazhdojnë dhe të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme te talentit dhe aftësive të të rinjve tanë.

Ndërsa, Rinor Qehaja drejtor i shkollës Princeton School of Prishtina, e cila është organizatore e këtij festivali tha se kthimi i një festivali në një politikë të qëndrueshme është një ide inovative, e cila mund të fuqizojë kreativitetin e nxënësve dhe të kultivojë një dashuri të vazhdueshme për artin e fjalës.
Last modified: 21 Mars, 2025