MASHT

U mbajt edicioni i VI i Panairit të Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” Prishtinë

2 Maj, 2025

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit. Arbërie Nagavci dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan edicionin VI-të të Panairit të Shkencës dhe Kulturës, që u mbajt në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.

Ky panair mblodhi bashkë nxënës, mësimdhënës dhe përfaqësues institucional për të festuar kreativitetin dhe njohuritë në fusha të ndryshme, një ngjarje e rëndësishme që tashmë është bërë pjesë tradicionale e kalendarit arsimor dhe kulturor të shkollës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehën mbështetjen e tyre për këtë aktivitet të rëndësishëm, si dhe patën mundësinë të shohin nga afër punimet dhe prezantimet e nxënësve, që përfshinin tema nga shkenca, teknologjia, arti dhe kultura.

Ministrja Nagavci, përgëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit për përkushtimin dhe organizimin e këtij panairi. Ajo theksoi rëndësinë e nismave të tilla për nxitjen e inovacionit dhe përkrahjen e talenteve të reja në arsimin parauniversitar.

Ndërsa, ministri Vitia vlerësoi lart rolin që ka shkenca dhe inovacioni në përparimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor. Ai uroi organizatorët dhe pjesëmarrësit për suksesin e këtij panairi, duke theksuar se aktivitete të tilla forcojnë lidhjen ndërmjet dijes dhe zhvillimit shoqëror.

Last modified: 2 Maj, 2025