MASHT

THIRRJE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR STUDENTËT E NIVELIT MASTER

9 Gusht, 2022

THIRRJE

PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR STUDENTËT E NIVELIT MASTER

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duke synuar mbështetjen e shkollimit të studentëve që janë regjistruar apo vijojnë studimet në nivelin master në top 150 universitetet më prestigjioze në botë sipas listës ‘Times Higher Education’ shpall këtë thirrje.

Versioni i fundit i përditësuar i kësaj liste gjendet në linkun Times Higher Education Ranking 2022

Shuma maksimale e mbështetjes financiare është deri në 7,000 € (shtatë mijë euro) për student/e. Numri maksimal i përfituesve është 20 studentë.

Kushtet për aplikim dhe përparësitë në konkurrim:

  1. Aplikuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Universiteti pritës të jetë në top 150 universitetet më të mira sipas listës ‘Times Higher Education”. Rangimi i universitetit në këtë listë shërben në procesin e vlerësimit;
  3. Të ketë të përfunduar studimet paraprake (baçelor) në njërën nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës;

Thirrja vlen vetëm për studentët e nivelit master të cilët ndjekin/fillojnë studimet me prani fizike në kampusin e universitetit pritës;

  • Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra;
  • Përparësi kanë aplikuesit të cilët kanë gjendje më të dobët socio-ekonomike dhe ata me asistencë sociale;
  • Përparësi kanë personat me aftësi të kufizuara;
  • Përparësi kanë aplikuesit të cilët studimet paraprake në nivelin baçelor i kanë përfunduar në institucione publike;
  • Përparësi kanë aplikuesit që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit.

Forma e aplikimit:

Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës online e-Kosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/408

Dokumentet që duhet të ngarkohen në platformën e-Kosova:

  1. Vërtetim nga universiteti që aplikuesi/ja është në studimet master në institucionin pritës me prezencë fizike dhe orar të plotë, ku specifikohet niveli i studimeve, fusha e studimit dhe kohëzgjatja e programit (e nënshkruar dhe vulosur nga universiteti);
  2. Kopja e diplomës baçelor;
  3. Transkripti i notave të studimeve baçelor;
  4. Për studentët që tashmë janë duke ndjekur studimet master, transkripti i notave nga universiteti pritës (aktuale);
  5. Letër motivuese për fushën e studimit dhe nevojën për mbështetjen financiare;
  6. CV;
  7. Dokumentet duhet të jenë të përkthyera në gjuhë zyrtare të Republikës së Kosovës. Dokumentet e lëshuara nga universiteti,  në gjuhën angleze janë të pranueshme;
  8. Nëse aplikohet, dëshmitë relevante të lëshuara nga organet kompetente për asistencë sociale dhe personave me aftësi të kufizuara sipas kushteve për aplikim dhe përparësive në konkurrim (pika 5 dhe 6 );
  9. Nëse aplikohet, dëshmitë relevante për gjendjen socio-ekonomike të lëshuara nga Trusti dhe ATK për aplikuesin dhe prindërit (pika 5);
  10. Plotësimi i fushave të aplikacionit në platformën elektronike e-Kosova është i obligueshëm.

Sqarime shtesë rreth aplikimit:                                      

  1. Në rast të pikëve të barabarta, përparësi ka aplikuesi/ja në fushat me përparësi të specifikuara në këtë thirrje;
  2. Aplikuesit të cilit u mungon njëri nga dokumentet e kërkuara, diskualifikohen;
  3. Nuk kanë të drejtë aplikimi kandidatët të cilët janë përfitues të ndonjë mbështetje financiare nga MASHTI apo ndonjë formë tjetër e mbështetjes në bashkëfinancim nga MASHTI;
  4. Aplikimet pas afatit të specifikuar sipas këtij konkursi, nuk pranohen; 
  5. Pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes, aplikuesit/et do të nënshkruajnë deklaratën e zotimit të përmbushjes së kushteve dhe obligimeve të kësaj mbështetjeje financiare;
  6. Studentët përfitues do të sjellin në MASHTI, kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin bankar për llogarinë personale aktive.

Afati i fundit për aplikim është data 29 gusht 2022, ora 16:00.

Last modified: 9 Gusht, 2022