MASHT

Të dashur fitues të grupit NatEv Explorer dhe të gjimnazit “Hasan Nahi”,

12 Maj, 2015

Këto ditë kemi marrë dy lajme të rëndësishme: Projekti i grupit të studentëve nga Kosova “NatEv Explorer” fitoi çmimin “People’s Choice Aëard” në kuadër të garës “NASA Space Apps Challenge” dhe lajmi tjetër është se nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” kanë marrë dy medalje argjendi në Olimpiadën ndërkombëtare “I SWEEEP-2015” në SHBA.

Këto janë lajme të mira për Kosovën dhe duke u ndjerë krenarë për punën Tuaj, dëshiroj të theksoj se me vendosmërinë më të madhe do të gjejmë mundësi që puna dhe suksesi juaj dhe i shumë bashkëmoshatarëve tuaj, jo vetëm të mos ndalet këtu, por të vazhdojë edhe më fuqishëm.

Të rinjë si Ju, nxënës dhe studentë të dashur, i duhen më së shumti Kosovës dhe na krijojnë siguri të madhe për të ardhmen e vendit tonë. 
Prandaj, pranoni urimet e mija të përzemërta.

Suksese edhe më tutje!

Arsim Bajrami, 
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.