MASHT

Skema për botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi

18 Shtator, 2025

Skema për botime shkencore në revista të indeksuara në scopus, rregullohet me UA. Udhëzim administrative 1/2017 për publikimin dhe botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=15233  

Sipas këtij udhëzimi hapet konkursi dhe publikohet ky formular për aplikim:

https://masht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/04/Formulari-per-botime-dhe-publikime-shkencore-ne-revista-me-faktor-ndikim.docx

  Stafi i Divizionit të shkencës i pranon dhe i regjistron  vazhdueshëm aplikacionet, përgjatë periudhës 5-6 mujore sa qëndron i hapur konkursi, si dhe bën përgatitjen e lëndëve për trajtim në takimet e rregullta mujore të Këshilli Shkencor të MASHTI dhe të këshillave të fushave shkencore, ku edhe  merren vendimet për përkrahjen sipas kritereve të përcaktuara.

 Në periudhën e viteve 2021-2025 i kemi gjithsej 129 përfitues (19 në 2025, 19 në 2024, 54 në 2023, 23 në 2022 dhe 14 në 2021). Sa i përket buxhetit për këtë periudhë, janë gjithsej 78,050.00 € mbështetje nga MASHTI (12,548.00 € në vitin 2025, 13,000.00 € në 2024, 24,617.00€ në 2023, 21,010.00€ në 2022 dhe 6,875.00 € në 2021).    Deri në fund të vitit, mund të rritet  numri i përfituesve për vitin 2025, sipas vlerësimeve në vazhdim, ngaqë konkursi është i hapur deri më 30 shtator.

Last modified: 18 Shtator, 2025