MASHT

R E A G I M

24 Nëntor, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) i vlerëson si të paqëndrueshme konstatimet e ekipit të ekspertëve të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të LDK-së rreth shtrirjes së investimeve kapitale, si dhe akuzat për favorizim të komunave që udhëheqë PDK-ja.

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MAShT-i, bazuar në numrin e nxënësve, në kontinuitet ka hartuar Planin Strategjik të investimeve kapitale në fushën e arsimit.

Vetëm gjatë tre viteve të fundit të qeverisjes janë realizuar 227 projekte, në mesin e tyre 79 objekte shkollore, ndërkaq për vitin 2012 është planifikuar ndërtimi i ri si dhe përmbyllja e investimeve në 63 objekte arsimore.

Synim yni ishte ndërtimi i së paku një shkolle të mesme në çdo qendër komunale. Në investimet për vitin 2012 është paraparë ndërtimi i gjashtë objekteve shkollore në komunat që qeverisë LDK-ja dhe që kapin vlerën prej 3,202,500.00 euro. Në komunat ku qeverisë AAK, MAShT për vitin 2012 ka paraparë ndërtimin e 5 objekteve shkollore që kapin vlerën prej 3,810,000.00 euro.

Rikujtojmë ekspertët e Lidhjes Demokratike të Kosovës se puna e MAShT-it është vlerësuar pozitivisht edhe në Raportin e Progresit.

Për hir të opinionit publik ne do të jemi transparent në shpërndarjen e drejtë të investimeve kapitale.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.