MASHT

Njoftim

10 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton të gjithë maturantët se, aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojnë deri më 12 qershor 2025, në orën 24:00.

Deri më tani maturën e kanë paraqitur 18.450 nxënës, kurse janë shqyrtuar 17.895 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 17.522 aplikacione. Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.

Last modified: 10 Qershor, 2025