Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vënë sot gurthemelin e sallës së sportit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Godanc të Shtimes. Ky projekt realizohet në bashkëpunim mes MAShTI-t dhe Komunës së Shtimes.
Investimi, me vlerë prej 498,183.31 euro, parasheh ndërtimin e një salle sportive moderne me sipërfaqe 600 m², e cila do t’u shërbejë mbi 380 nxënësve të kësaj shkolle. Punimet do të zgjasin 12 muaj, ndërsa objekti i ri do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe mësimore.
Me këtë rast, ministrja Nagavci theksoi se projekti është një dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë dhe të komunës për të investuar në arsim cilësor dhe në kushte më të mira për fëmijët.


Last modified: 17 Shtator, 2025