Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zyrtarë të lartë të MAShTI, takuan drejtorin e Drejtoratit për Arsim të OECD-së, Andreas Schleicher, i shoqëruar nga organizatorët e vizitës, George Phluger dhe Jehona Xhaferi, nga Shkolla Gjermane në Kosovë, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë.
Ministrja Nagavci dhe drejtori Schleicher diskutuan për procesin e vlerësimit ndërkombëtar PISA, rëndësinë e vlerësimit, si dhe rëndësinë e mobilizimit dhe përfshirjes së të gjitha palëve në përmirësimin e rezultateve në të ardhmen.
Duke u bazuar në atë, se vlërësimi PISA është një proces që ndryshon tërë kohën dhe rezulatet poashtu, ministrja Nagavci dhe drejtori Schleicher u dakorduan që të fuqizojnë bashkëpunimin dhe mënyrat e koordinimit për të përmirësuar rezultatet në vlerësimet e ardhshme PISA.
Në këtë takim, u veçuan elementet pozitive në të cilat Kosova, përkundër rezultatit të përgjithshëm, ka arritur të jetë mbi mesataren e OECD-së, siç është aftësia për t’u përshtatur (rezistenca dhe qëndrueshmëria) dhe reaguar, mirëqenia psikologjike, marrëdhëniet sociale, ndjenja e përkëtësisë dhe respektimi i diversitetit, të paraqitura nga nxënësit pjesëmarres të Republikës së Kosovës në PISA 2022.
Ministrja Nagavci e falenderoi z.Schleicher për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke konfimuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe më të shtuar për vlerësimin e ardhshëm PISA 2025.
Last modified: 17 Janar, 2025