Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësministrin, Taulant Kelmendi kanë ndarë dhurata simbolike (mjete mësimore) për nxënësit e Qendrës Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.
Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, kjo vizitë ka për qëllim që si Ministri të ju mbështesim për të gjitha kërkesat dhe nevojat që keni, sepse jemi të përkushtuar që secili fëmijë, pavarësisht vështirësive që mund të ketë, të jetë i përfshirë në edukim.
Ministrja ka përgëzuar stafin e Qendrës për punën e tyre në integrimin e nxënësve në shoqëri, ku përveç mësimit dhe edukimit, nxënësit kanë mundësi që të aftësohen dhe të ndjekin mësimet edhe në drejtimet e ndryshme profesionale.
Ministrja Nagavci ka uruar nxënësit e kësaj Qendre për festat e fundvitit, me dëshiren që sukseset e tyre të jenë të vazhdueshme, ndërsa ka rikujtuar se nga vizita e mëhershme ishte e befasuar me talentin e tyre në art dhe pikturë.
Në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren zhvillojnë mësimet nëpërmjet gjuhës së shenjave, nxënësit me dëmtime në të folur dhe të dëgjuar, nga niveli parashkollor deri në klasën e dymbëdhjetë.
Last modified: 22 Dhjetor, 2023