24 Dhjetor 2021
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në kuadër të festave të fundvitit, vizitoi qendrën e SOS Fshatit në Prishtinë, me ç’rast ndau dhurata për fëmijët e kësaj qendre.
Në SOS Fshatra gjejnë mbështjetjen dhe përkujdesjen e duhur fëmijët e moshave të ndryshme, të cilët për shkaqe të ndryshme janë braktisur, kanë ngelur pa përkujdesjen e prindërve, janë me nevoja të veçanta ose janë fëmijë me asistencë sociale.
Ministrja Nagavci gjatë bisedës me fëmijët dhe stafin e SOS Fshatit në Prishtinë tha se ka dashur të ndajë me ta gëzimin e Vitit të Ri, me disa dhurata modeste, për t’ua rikujtuar atyre se e kanë mbështetjen nga ana e Ministrisë dhe për t’i falënderuar për punën dhe përkushtimin e tyre pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen.
Ndërsa drejtoresha e SOS Fshatit në Prishtinë, Nezahat Salihu e falënderoi Ministren për vizitën dhe vlerësimin që u bëri për angazhimin e tyre në sigurimin e mirëqenies për fëmijët të cilët po rriten, edukohen dhe po përgatiten për të qenë të aftë për të vazhduar jetën jashtë SOS Fshatrave.
Në SOS Fshat janë gjithsej 39 fëmijë të vendsour në SOS Familje, prej tyre 34 nxënës, të cilët vijojnë mësimet në institucionet arsimore të Kosovës dhe e gëzojnë mbështetjen e qendrës deri në pavarësimin e tyre financiar.
Last modified: 6 Qershor, 2022