MASHT

Ministrja Nagavci dhe Ambasadori Sprecher nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e Projektit “Përputhja e aftësive me vendet e punës”

9 Janar, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në emër të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Qeverisë Zvicerane, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e Projektit “Përputhja e aftësive me vendet e punës”, e cila do të zbatohet nga Swisscontact, brenda një periudhe pesëvjeçare.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, në takimin i cili i parapriu nënshkrimit të Marrëveshjes, folën për përfitimin e sektorit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional nga ky projekt, përfshirë Ministrinë e Arsimit, komunat dhe shkollat.

Në takim, gjithashtu u theksua se zbatimi i këtij projekti ka për qëllim aftësimin e fuqisë punëtore të nevojshme për tregun e punës në Kosovë, i cili u mundëson të rinjve të gjejnë punë të denjë, dhe në të njëjtën kohë të plotësohen nevojat e industrisë.

Ministrja Nagavci falënderoi Qeverinë zvicerane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit në Kosovë, ndërsa foli edhe për zbatimin e politikave arsimore brenda këtij mandati, me theks të veçantë tek rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, zbatimin e sistemit të arsimit dual, mbështetjen financiare për studentët dhe punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

Last modified: 12 Janar, 2025