Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar sot në ambientet e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë një delegacion nga Komuna e Abu Ghosh në Izrael, të kryesuar nga Kryetari i kësaj komune, si dhe grupin e muzicientëve të rinj nga kjo komunë që po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë një javore.
Me rastin e vizitës së këtij delegacioni, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë organizuar disa aktivitete.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve parashihet edhe një koncert në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ku krahas nxënësve nga Izraeli do të performojnë edhe një grup nxënësish të shkollës së muzikës.
Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni në Kosovë është që të mësojnë më shumë për historinë dhe kulturën tonë, si dhe njohje dhe shkëmbim i kulturave ndërshtetërore.
Last modified: 19 Gusht, 2022