MASHT

MINISTRJA ARBËRIE NAGAVCI PO QËNDRON PËR VIZITË ZYRTARE NË GREQI

24 Mars, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci po qëndron për vizitë pune në Greqi, ku është takuar me drejtues të Universitetit Arsitotel në Selanik, Universitetit të Maqedonisë dhe universitete tjera të njohura greke, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në fushën e arsimit.

Ministrja Nagavci, gjatë kësaj vizite, gjithashtu ka takuar edhe studentët kosovarë në Selanik, me të cilët ka diskutuar lidhur me ecurinë e studimeve të tyre dhe problemet me të cilat ata përballen gjatë punës studimore në Selanik.   Përveç takimeve me drejtues universitarë dhe studentë nga Kosova, ministrja Nagavci ka takuar edhe përfaqësues të organizatës Balkan Youth Forum, të cilët janë duke organizuar Forumin e dytë rinor Kosovë-Greqi, me të cilët ka diskutuar për idetë rreth organizimit dhe temave të Forumit.

Last modified: 17 Maj, 2022