MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI NË TAKIM DREJTORËT E AKK DHE AKA

9 Qershor, 2020

09 Qershor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur në takim drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), Lah Nitaj dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi.

Drejtorët Nitaj dhe Gashi e njoftuan Ministrin lidhur me planet dhe aktivitetet e institucioneve që ata drejtojnë.

Ministri Likaj u zotua për mbështetje të plotë në fuqizimin dhe bashkëpunimin profesional me agjencitë e pavarura për të ngritur cilësinë e arsimit profesional dhe arsimit të lartë.

Ministri theksoi se është interes i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës realizimi i objektivave të të gjitha agjencive të pavarura, siç janë  AKK dhe AKA.

Last modified: 8 Qershor, 2022