MASHT

Ministri Bytyqi priti një delegacion nga Universiteti i Iowa-s

16 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga 5 profesorë të Universitetit të Iwoa-s dhe një përfaqësues i Programit të Testimit (ACT). Qëllimi i kësaj vizite është zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet MASHT dhe Universitetit të Iowa-s, të nënshkruar para disa muajve, si dhe eksplorimi i nevojave të sistemit të edukimit në Kosovë.

Ministi Bytyqi, e ka vlerësuar lartë marrëveshjen ndërmjet MAShT dhe Universitetit të Iowa-s, e cila parasheh reformë arsimore në katër fusha: zhvillimin e kompetencave të mësimdhënësve, zhvillimin e metodave efektive pedagogjike, zhvillimin instrumenteve të vlerësimit dhe krijimin e një qendre për hulumtime në arsimin e lartë në Kosovë.

Ministri Bytyqi, e ka njoftuar delegacionin nga Universiteti i Iowa-s me gjendjen në arsimin parauniversitar dhe hapat konkret që do të ndërmerren në gjetjen e një modeli të përshtatshëm, i cili i duhet këtij segmenti të arsimit në Kosovë.

Duke folur për arsimin e lartë, ministri Bytyqi ka thënë se duhet të bëhet një analizë e profileve, për të parë se cilat janë programet të cilat do të siguronin punësim për të rinjtë.

Last modified: 25 Gusht, 2022