Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Ministri Bytyqi u shpreh falënderues për të gjitha ato që ka bërë Austria për Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit, ku ka dhënë ndihmë të madhe në çdo kohë dhe po vazhdon ta mbështesë këtë segment të rëndësishëm të jetës në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi u bisedua në veçanti për bashkëpunimin në mes MAShT dhe kompanisë sustriake BIT Media, respektivisht për projektin “Zhvillimi i qendrave e-testing dhe përmirësimi i shërbimeve të e-edukimit për sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë”, projekt ky i financuar nga skema e kredive të buta të Qeverisë së Austrisë.
Ambasadori Pfandler vlerësoi punën e ministrit Bytyqi që po bënë për ta lëvizur përpara sistemin e arsimit drejt ngritjes së cilësisë, ndërsa sa i përket bashkëpunimit në këtë projekt tha se shteti austriak po shqyrton mundësinë për mbështetje financiare për të vazhduar me fazën e dytë.
Last modified: 10 Qershor, 2022