MASHT

MINISTRI BYTYQI NDAU ÇMIMET PËR SHKENCTAR DHE SHKËNCTAR TË RI TË VITIT 2018

30 Janar, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë sot çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2018, çmim ky tradicional që iu ndahet shkencëtarëve të dalluar në punën e tyre kërkimore shkencore gjatë vitit.

Çmimi “Shkencëtar i Vitit”, iu nda Dr. Driton Vela nga Departamenti i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërsa, çmimi “Shkencëtar i ri” iu nda Dr. Valdet Uka nga dega e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ministri Bytyqi uroi fituesit e çmimit dhe i përgëzoi ata për angazhimin në punën e tyre kërkimore shkencore, njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë më tutje me veprimtarinë e tyre.

Ministri Bytyqi theksoi nevojën më të madhe të angazhimit institucional në përkrahje të hulumtuesve shkencor, ndërsa tha se duhet të shfrytëzohen edhe mundësitë e përfitimeve nga fondet ndërkombëtare.

Ministri Bytyqi përmendi anëtarësimin në COST, e po ashtu edhe programin Horizon 2020 si mundësi të mira për hulumtuesit shkencor, në mënyrë që të anavcohet hulumtimi e shkenca në Kosovë, por edhe të ndërkombëtarizohet.

Last modified: 9 Qershor, 2022