MASHT

Ministri Buja nesër viziton Shqipërinë

3 Shkurt, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, me bashkëpunëtorë,  nesër (e martë 04.02.2014), do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Tiranë me ç`rast do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Ministri Buja, gjithashtu do të ketë një takim pune edhe me ministren e Arsimi të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, më të cilën do të bisedojë lidhur me përafrimin e Kurrikulave për Arsimin Parauniversitar, njohjen e diplomave të arsimit të lartë privat si dhe për njohjen diplomave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri.

Last modified: 1 Shtator, 2022