MASHT

Ministri Buja falënderon Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian për ndihmën në arsim

15 Nëntor, 2011

Minstri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kryesoi takimin e tetë dhe të fundit të Bordit drejtues të projektit “Interkulturalizmi dhe procesi i Bolonjës-IPB”, që është implementuar nga Këshilli i Evropës.

Në këtë takim u prezantuan angazhimet dhe të arriturat në kuadër të këtij projekti, i cili përfundon në fund të dhjetorit dhe që, veç tjerash, ka për qëllim gjithpërfshirjen, qasjen e të gjithëve në sistemin e arsimit, ofrimin e ekspertizës, trajnimin e mësimdhënësve dhe të drejtorëve të shkollave me metoda bashkëkohore të mësimdhënies etj.

Ministri Buja ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të larta të Bashkimit Evropian për ndihmesën dhe kontributun e çmuar në zhvillimin e të gjitha segmenteve të arsimit në Kosovë. “Pa ndihmën tuaj ne nuk do të kishim mundur të realizojmë gjithë ato projekte, nuk do të mund të zhvillonim procesin e reformave, nuk do të ishim në këtë stad të zhvillimit të proceseve arsimore në Kosovë”, tha ministri Buja. 

Ai përmendi një sërë projektesh (mbi 90 projekte) të mbështetura financiarisht nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian , e veçanërsiht projektin “Interkulturalizmi dhe Procesi i Bolonjës-IPB “, përmes të cilit janë arritur rezultate të lakmueshme , në fushën e trajnimit të mësimdhënësve (për metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimdhënien e Edukatës Qytetare), trajnim të drejtorëve të shkollave për menaxhim të suksesshëm , hartim të manualit ‘Mësimdhënia e historisë sot -qasjet dhe metodat’ etj. Në të gjitha këto procese kanë pas qasje dhe kanë përfituar edhe 15 për qind e minoriteteve që jetojnë në Kosovë”, theksoi ministri Buja.

“Pa ndihmën tuaj nuk do të kishim Ligjin e Ri të Arsimit Parauniversitar, Kornizën e Kurrikulës së re të Kosovës, nuk do të kishim as ‘Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2012′ për implementim e të cilit është formuar Taskë-Forca”, tha në fund ministri Buja .

Pëfaqësuesit e Këshillit të Evropës përgëzuan MAShT -in për angazhim, ofrim të mundësive për arsimim të të gjithëve pa dallim, qasje serioze ndaj këtyre proceseve në zhvillim e në veçanti ofrimin e mundësive për arsimim të minoriteteve përfshirë këtu edhe atë Rom, Ashkalinj dhe Egjiptas (RAE) .
Ata inkurajuan që të vazhdohet edhe më tej në krijim të kushteve të mira për mësim cilësor dhe qasje të barabartë në proceset arsimore për çka do të vazhdojë mbështetja e mëtutjeshme . Ndryshe, projekti “Interkulturalizmi dhe procesi i Bolonjës-IPB”, është financuar nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian, ndërkaq është implementuar nga Këshilli i Evropës.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.