Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami ka pritur sot në takim një grup të nxënësve të shkollave profesionale dhe të qendrave të kompetencës, të cilët janë përzgjedhur për të kryer praktikën profesionale në Maltë.
Ministri Bajrami pasi ka uruar nxënësit që të marrin përvojë të shkëlqyer dhe të jenë të përkushtuar në kryerjen e praktikës tha se, duhet të jemi krënarë si shtet që kemi të rinjë kaq inteligjent.
“Shpreh kënaqësinë që ne kemi mundur të mështesim këta nxënës për të marrë përvoja ndërkombëtare për të kryer praktikën në një shtet të Bashkimit Evropian. Mendoj se duhet të jemi krenarë ne si shtet dhe familjarët e këtyre nxënësve inteligjent, të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre, të ndërtojnë përvojë dhe të kthehen në vendin tonë për të kontribuuar”, tha Ministri.
Ministri Bajrami po ashtu ka thënë se, Ministria e Arsimit e ka obligim që të rinjve të ju mundësojmë jo vetëm përvoja ndërkombëtare, por edhe të ju krijojë kushte të mira shkollimi, të ngjajshme me ato të bashkëmoshatarëve të tyre në shtetet evropiane.
Grupi i nxënësve të cilët do të qëndrojnë në Maltë përbëhet nga rreth 10 nxënës, përzgjedhja e të cilëve është bërë mbi bazën e suksesit të treguar në shkollim dhe sektorëve të përafërt, pra drejtimi në të cilin kanë kryer shkollimin në Kosovë me vendin ku do të kryejnë praktikën në Maltë.
Aspektin financiar të qëndrimit të nxënësve në Maltë do të mbulojnë në tërësi Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Last modified: 26 Gusht, 2022