Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës Prof. Dr. Arsim Bajrami, po merr pjesë në Simpoziumi Shkencor kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare z. Adem Demaçi, i cili po mbahet nën organizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Ministri Bajrami foli për figurën polietrike të Demaçit, me ç’rast ndër tjera, theksoi se Adem Demaçi është pishtari dhe ideatori kryesor i luftës për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. A me jetën dhe veprën e tij, u bë simbol i rezistencës dhe frymëzimit të gjeneratave të tëra, për idealet madhore çështjes kombëtare.
Ministri Bajrami, falënderoi Rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr.Vullnet Ahmeti për organizimin e këtij simpoziumi si dhe ndarjen e çmimit Dr. Honoris Causa për z. Demaçi.
Në këtë simpozium shkencor po marrin pjesë ministra, rektorë dhe studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia të cilët me kumtesat e tyre po shpalosin fakte dhe kontribute të pa njohura për figurën emblematike të Demaçit.
Ministri Bajrami nesër do të marr pjesë dhe do të mbajë një fjalë rasti në ceremoninë e ndarjes së çmimit Dr. Honoris Causa për z. Adem Demaçi.
Last modified: 30 Gusht, 2022