MASHT

Ministri Bajrami ndau certifikata për praktikantët e UP-së në MAShT

29 Mars, 2017

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka ndarë certifikata për rreth 25 praktikantë të përzgjedhur nga Universiteti i Prishtinës, të cilët për tre muaj praktikisht morën informata dhe njohuri për punë zyrtare në sektorë të ndryshëm të ministrisë së arsimit.

Me këtë rast ministri Bajrami ka uruar praktikantët për rezultatet e treguara në punë praktike gjatë këtyre tre muajve sa ishin të angazhuar dhe shoti se me njohuritë e tyre, këta studentë të dalluar të UP-së dëshmuan se kanë një perspektivë të mirë në zhvillimin e tyre profesional.

Ministri Bajrami gjithashtu theksoi se përvoja me këta studentë të dalluar dhe aftësitë e tyre të dëshmuara tregojnë se sa është e rëndësishme kur të rinjve u jepet mundësia që të sfidohen në punë, për të fituar kështu edhe përvojën e parë të punës reale, njëkohësisht apeloi tek institucionet tjera qeveritare dhe komuniteti i biznesit që t’iu ofrojnë mundësi të rinjve tanë për të zhvilluar shkathtësitë e tyre profesionale pasi që këta e meritojnë një gjë të tillë.



Ministri Bajrami në fund të fjalës uruese poashtu tha se në bazë të performancës së dëshmuar gjatë kësaj periudhe dhe referencës së mbikëqyrësve tha se ju jeni të përgatitur profesionalisht dhe të denjë për konkurrim në çdo institucion apo ndërmarrje sipas përgatitjes suaj profesionale.

Studentët praktikantë i ka përshëndetur edhe rektori Marjan Dema, i cili tha se Universiteti i Prishtinës ka shumë studentë të mirë të cilëve duhet t’u jepet mundësia dhe e falënderoi MAShT-in për mundësinë e dhënë. 

Last modified: 26 Gusht, 2022