MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në promovimin e finalistëve të Programit për Lidership Transformues (TLP)

26 Shkurt, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë pjesë sot në promovimin e grupit të finalistëve të gjeneratës së dytë të studimeve Master përmes Programit për Lidership Transformues – Bursat për Partneritet, i cili zbatohet në partneritet të USAID-it dhe MAShT-it.

Ministri Bajrami, ambasadorja amerikane në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson dhe drejtori i misionit të USAID-it, z. James Hope, kanë uruar 89 studentët kosovarë, të cilët kanë përfituar nga ky program dhe do të ndjekin studimet master në universitete të ShBA-ve.

“Është një ngjarje e rëndësishme e partneritetit të Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane dhe një mundësi e shkëlqyeshme për studentët tanë, të cilët duke studiuar në universitetet prestigjioze amerikane, do të mundësojnë zhvillimin e universiteteve tona dhe zhvillimin e kuadrit të ri profesional në vendin tonë “, tha ministri Bajrami. Ai u shpreh i sigurt se ky projekt do të ndihmojë në transformimin e lidershipit në Kosovë dhe këta studentë do të jenë ambasadorë të mirë të vendit tonë.

“Jeni me fat që do të keni mundësi që gjatë studimeve tuaja të njoftoheni me praktikat më të mira universiteteve dhe me kulturën amerikane. Jam i sigurt se këto përvoja që do t’i merrni atje, do t’i sillni te ne dhe do të ndryshimet e rëndësishëm në procesin e transformimit shoqërore”.

Ambasadorja amerikane në Kosovë, znj. Jacobson shprehu kënaqësinë e saj për mundësinë që iu është dhënë këtyre studentëve. Ajo theksoi se pavarësisht nga cila fushë vijnë studentët, ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.