MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në përurimin e objektit të Fakultetit të Agrobiznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

27 Shkurt, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në përurimin e objektit të Fakultetit të Agrobiznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Me këtë rast, ministri Bajrami tha se “ky unviersitet është një projekt i suksesshëm dhe nga modelet më të suksesshme që ne po krijojmë”, ndërsa theksoi se objekti i ri për Fakultetin e Agrobiznesit krijon ambient të përshtatshëm për studime më cilësore.

Minitri Bajrami tha se synim i MAShT është ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe ftoi profesorët dhe studentët që të jenë pjesë e diskutimit gjatë rishikimit të projektligjit për Arsimin e Lartë dhe projektligjit për Profesionet e Rregulluara.

Ministri tha se do të debatojmë dhe të arrijmë një konsensus akademik midis profesorëve dhe studentëve, shoqërisë cvivile, ekspertëve dhe partive politike, “një konsensus kombëtar për rolin që duhet ta ketë universitetet në një shoqëri demokratike”.

“Si ministri dhe si Qeveri kemi qëllim që përmes studimeve aplikative të krijojmë imput për zhvillim ekonomik. Do të mbështësim unviersitetet dhe do të krijojmë mekanizma për të monitoruar cilësinë”, tha ministri Bajrami.

Sa i përket Universitetit “Haxhi Zeka”, ministri Bajrami u shpreh i kënaqur që ai po rritet dhe po shndërrohet një vatër të fuqishme. Ai po ashtu u shpreh se do të mbështesë Universitetin që të rrisë kapacitetet, si dhe në ndërtimin e një kampusi modern.

Ndërsa, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili mori pjesë në këtë përurim, tha se infrastruktura është parakusht i zhvillimit të një universiteti.

Gjatë ditës, ministri Bajrami i ka bërë një vizitë edhe në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, ku ka biseduar me nxënësit lidhur me planprogramet, tekstet shkollore dhe sa janë ata të përgatitur të përdorin teknologjinë informative.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.