MASHT

Ministri Bajrami mori pjesë në konferencën për MSA-në

17 Maj, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në konferencën për MSA-në , me rast foli për politikat zhvillimore te arsimit në Kosovë, kahet dhe perspektivën së ardhmes në këtë sektor të rëndësishëm shtetëror.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në konferencën  për MSA-në , me rast foli për politikat zhvillimore te arsimit në Kosovë, kahet dhe perspektivën  së ardhmes në këtë sektor të rëndësishëm shtetëror.

Me këtë rast ministri Bajrami, ndër tjera  theksoi angazhimin e MAShT në ndërtimin  standardeve të cilësisë , në sistemin arsimor në shumë dimensione , për faktin se tashmë duhet ta kuptojmë trendin modern ku arsimi trajtohet si ekonomi, si zhvillim. 

 Po punojmë që ta përgatisim  një rini me kompetente që plasohet në tregun e punës . Ne kemi ndryshuar  dhe po pilotojmë kurrikulën e re , e cila është duke u pilotuar me sukses në mbi 100 shkolla  dhe po përmirësohet në proces tha ministri Bajrami.

Prioritet yni është  ngritja e cilësisë dhe zhvillimi i arsimit dhe aftësimit  profesional, ndërsa në bashkëpunim me Bashkimin Evropian , po  punojmë në projektin e madh që të harmonizojmë sistemin arsimor me nevojat e tregut të punës dhe në këtë aspekt i kemi rezultatet e para theksoi ministri Bajrami.  

“ Ne kemi nevojë për më shumë kuadro për teknologji informative (TIK)  ndërsa  jemi të angazhuar për një mësim dual, ndërlidhje të mësimit teorik me atë praktik , prandaj kemi lidhur marrëveshje me shumë ndërmarrje të Kosovës  dhe do  ta bëjmë këtë gjë  me rreth 100  sosh , për të krijuar  mundësinë që nxënësit dhe studentët tanë të zhvillojnë praktikën profesionale , të marrin përvojën e duhur e pse jo edhe të punësohen  “ tha ministri Bajrami.



Ndërsa sa i përket arsimit të lartë  ministri Bajrami , theksoi se Kosova ka më së shumti studentë për kokë t`banorëve, andaj  jemi të angazhuar  që të kemi universitete të specializuara , universitete që ofrojnë programe që i përgjigjen nevojave të tregut të punës.

Ministri Bajrami gjithashtu the se së shpejti do të miratohet edhe Ligji për Profesionet e Rregulluara . Ndërsa në të ardhmen e afërt do të përgatitet një test vlerësimi i mësimdhënësve , ku në bazë të vlerësimeve që do kemi , do të krijojmë fonde për trajnime  aty ku vlerësohet si me e nevojshme që kjo të bëhet tha në fund ministri Bajrami.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.