Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 36 Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.
Me këtë rast ministri Bajrami u shprehë se ky Seminar tashmë është shëndrruar në një institucion të veçantë në Republikën e Kosovës, i cili ka kaluar nëpër faza të rëndësishme të zhvillimit të Kosovës duke dhënë kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare .
“Padyshim që ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe, është edhe një mundësie të madhe e mbështetjes shtetërore për hapjen e studimeve të albanologjisë në të gjitha shtetet dhe universitetet prestigjioze gjë që është edhe një obligim kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë , për të mbështetur studimet e albanologjisë , si një fushë shumë e rëndësishme me interes të veçantë kombëtar “, tha ministri Bajrami..
Në fund , ministri Bajrami në veçanti ka përshëndetur seminaristët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të cilët tha se është një nder që po i behet Kosovës në vazhdimësi dhe se kjo është një mundësi e mirë për të njohur rritën e Republikës së Kosovës . Ndërsa theksoi se “Kosova është vend i të rinjve i orientuar tërësisht kah Bashkimi Evropian ,vlerat perëndimore, që po kalon një tranzicion kritik , por një vend ku shkenca dhe hulumtimi duhet të jetë një rrugë drejt përparimit shoqëror” .
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Hivzi Islami i cili gjithashtu foli për zhvillimin dhe ecejaket e seminarit në kohë, si një ngjarje e rëndësisë së lartë për gjuhën letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare .
Ndryshe në këtë seminar , punonjës shkencor, studiues të gjuhës dhe letërsisë , do të prezantojnë kumtesa me tematika të ndryshme në Sesionin e Gjuhësisë , Sesionin e Kulturologjisë dhe Sesionin e Letërsisë .
Me respekt,
Divizioni për Komunikim Publik
Tel: 038/ 213 065
Last modified: 25 Gusht, 2022