Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar aktivitete të ndryshme më nxënësit rom të shkollave fillore të mesme të ulëta “Mustafa Bakiu”, “Lekë Dukagjini”, Mati Logoreci” dhe “Haziz Tolaj” në Prizren me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Romëve.
Në kuadër të aktiviteteve të cilat kishin për qëllim promovimin e diversitetit kulturor, nxënësit kanë zhvilluar garë në ese dhe pikturë, me ç’rast fituesit janë shpërblyer me lektura, romane, mjete didaktike dhe mirënjohje nga Ministria e Arsimit.
Përveç aktiviteteve garuese, u realizua edhe një ekskursion edukativ në Shpellën e Gadimes, në mënyrë që nxënësit të njihen me bukuritë natyrore të shpellës dhe historinë e saj.



Last modified: 18 Prill, 2025