MASHT

MAShTI hap thirrjen për projekte të vogla, kreative dhe inovative në fushën e STEM

8 Tetor, 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur thirrjen për projekte të vogla, kreative dhe inovative në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Matematikës dhe Arkitekturës (STEM).

Kjo iniciativë synon të inkurajojë studentët e rinj që të zhvillojnë ide origjinale, të zbatueshme dhe me ndikim pozitiv në shoqëri dhe ambient.

Thirrja është e hapur për studentët aktualë të nivelit Bachelor në fakultetet e fushave STEM, të cilët ftohen të aplikojnë në ekipe prej 3 deri në 5 anëtarë, me përbërje të përzier vajza dhe djem.

Projektet duhet të jenë origjinale, kreative dhe të realizueshme, duke adresuar një problem ekzistues të shoqërisë apo ambientit.

Secili projekt duhet të prezantohet së paku në shkallë modeli dhe të përshkruhet përmes një posteri (maksimum 1 faqe A0) dhe një videoje 3–5 minuta që shpjegon idenë dhe zgjidhjen inovative.

Çmimet për fituesit:

Vendi i parë – 1000 euro

Vendi i dytë – 750 euro

Vendi i tretë – 500 euro

Fituesit do të kenë gjithashtu mundësinë të:

Prezantojnë projektet e tyre në Konferencën STEMinists 2025;

Marrin Certifikata nga MAShTI;

Promovohen në faqet zyrtare dhe rrjetet sociale të ministrisë.

Aplikimet kryhen përmes formularit online në linkun: https://forms.gle/8kmPNHY6pf52QBnK7

Afati për aplikim është i hapur nga 8.10.2025 deri më 5.11.2025.

MAShTI inkurajon të gjithë studentët e kualifikuar të aplikojnë dhe të kontribuojnë me ide që sjellin ndryshim, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

Detajet e tjera i gjeni në thirrjen e publikuar në web-faqen zyrtare të MAShTI-t: https://masht.rks-gov.net/thirrje-e-hapur-per-projekte…/

Last modified: 8 Tetor, 2025