10 Gusht 2020
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021. Organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit në Republikën e Kosovës.
Për rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID 19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-se, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie. Në skenarin A është parapare kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është parapare kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi. Në skenarin C është paraparë E-mësimi.
MASH deri më tani ka përgatitur Udhëzuesin e përgjithshëm, rishikimin e udhëzuesve për metodologji dhe për vlerësim, planin për përgatitjen dhe ofrimin e E-mësimit, si dhe planin në të cilin janë përcaktuar hapat e veprimit dhe planifikimit buxhetor. Po ashtu, janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për ketë vit shkollor.
MASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, DKA-të ka nxjerrë udhëzimet e qarta për shkallën e rrezikshmërisë për tre skenarët.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj është në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e ambasadave të shteteve partnere dhe donatorë të shumtë, të cilët e kanë mbështet dhe e mbështesin arsimin në Kosovë.
Ministri Likaj, së bashku me akterët e institucionit që drejton, është i përkushtuar maksimalisht në ruajtjen e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të institucioneve edukativo-arsimore.
Last modified: 8 Qershor, 2022