MASHT

Marrëveshje Bashkëpunimi mes MAShT dhe GIZ për ngritjen e kapaciteve në arsimin fillor

16 Korrik, 2015

Ministri i  Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe udhëheqësja e programit GIZ/CDBE, znj. Dagmar Fuchs-Schmitz, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e arsimit fillor. 

Me këtë rast, ministri Bajrami falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e madhe që i ka dhënë sektorit të arsimit dhe tha se GIZ-i është një partner i rëndësishëm në rrugën drejt ngritjes së cilësisë. 

Ndërsa, znj. Fuchs-Schmitz, theksoi se kjo marrëveshje garanton bashkëpunimin e mëtutjeshëm të MAShT dhe GIZ në sektorin e arsimit dhe është në përputhje me kërkesat për arritjen e standardeve evropiane në arsim.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është shtrirja e programeve trajnuese të GIZ/CDBE në nivel kombëtar nga Ministria. Kjo Marrëveshje mëton të sjellë zhvillime të mëtejme mbi bazën e marrëveshjes së arritur ndërmjet Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që arritjet në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve nga GIZ/CDBE në gjashtë komunat pilote, të shtrihen në nivel kombëtar nga ana e Ministrisë. 

Marrëveshja e nënshkruar sot parasheh ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e arsimit në nivelet e ndryshme të sistemit të arsimit dhe mbështetje në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, me fokus të veçantë në matematikë dhe shkencë.

Last modified: 29 Gusht, 2022