MASHT

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli dhe Ministri Bajrami vizituan Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

8 Dhjetor, 2015

Në vigjilje të shënimit të 40 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli së bashku me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami vizituan Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ata u pritën nga kryetari, Akademik Hivzi Islami dhe kryesia e Akademisë.

Kryetari i Kuvendit z. Veseli dhe Ministri Bajrami, pasi uruan kryesinë e AShAK-ut për përvjetorin e rëndësishëm, i falënderuan ata për punën e bërë dhe i inkurajuan për projektet e ardhshme shkencore e kulturore në kuadër të Akademisë.

Në takim u diskutuan shumë çështje me interes për Akademinë dhe shoqërinë në përgjithësi. Me theks të veçantë u fol edhe për Ligjin për Akademinë i cili është sopnsoruar nga MAShT dhe është në procedurë parlamentare, i cili do të ndihmoi funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Akademisë.

Mysafirët shprehën gatishmërinë që ta mbështesin Akademinë në shënimin sa më të dinjitetshëm të përvjetorit saj të themelimit.

Last modified: 30 Gusht, 2022