MASHT

Komunikatë

18 Nëntor, 2016

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh shqetësimin për njoftimet e raportuara në media se subjekti politik, “Lëvizja Vetëvendosje”, ka paralajmëruar Protestë të nxënësve në Komunën e Prishtinës, duke marrë shkas nga vdekja tragjike e një të riu në rrethana ende të pandriçuara.

Në shtetin tonë demokratik e drejta e protestës dhe reagimit qytetar është e garantuar dhe secili mund t’i manifestojë shqetësimet dhe kërkesat e veta, por në një shoqëri dhe rend demokratik, subjektet politike duhet ta bëjnë diferencën dhe të mos i instrumentalizojnë nxënësit për hesape politike.

Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit dhe askush nuk ka të drejtë ligjore të abuzojë me nxënës.

Përfshirja e nxënësve në aktivitete të kësollojshme cënon të drejtat e fëmijëve dhe përbën shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare.

MAShT fton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e shkollave që t’i përkushtohen punës dhe misionit për mësim cilësor dhe vlera humane. 

MASHT e fton “Lëvizjen Vetëvendosje” që të reflektojë në interes të nxënësve dhe të mos ushtrojë presion tek ta por, agjendat politike t’i adresojë dhe manifestojë në formë demokratike e institucionale.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.