MASHT

HIBB mbështet arsimin profesional në Kosovë

21 Qershor, 2010

Senatorja e Arsimit Christa Goetsch ka pritur në një takim të Premten Sekretarin Permanent të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Sekretari Permanent dhe Senatorja me përfaqësuesit e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ) kanë shkëmbyer një „Deklaratë të përbashkët për Synimin e Mbështetjes së Reformimit të Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”. Përmbajtja e Deklaratës është konsulenca dhe mbështetja nga ana e Institutit të Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB) në ngritjen dhe zhvillimin e Qendrave të Kompetencës të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. Këto Qendra do të jenë institucione të mësimit gjatë gjithë jetës, do të lidhen ngushtë me ekonominë lokale, dhe sipas mundësisë do të mbajnë lidhje me shkolla të ngjashme në Evropë me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave.

Në bisedimet e para për bashkëpunim, HIBB është përfaqësuar nga Rainer Schulz (Drejtor) dhe Helmuth Köhler (Drejtor i Departamentit për Udhëheqje dhe Konsulencë). 
“Synimi ynë i përbashkët është reformimi i arsimit profesional në Kosovë. Për këtë vështirë mund të gjeni një partner me më shumë përvojë se HIBB-i” tha Senatorja Goetsch. “Kjo vlen si për zhvillimin e kurrikuleve, poashtu edhe për hartimin e procedurave administrative efiçiente, apo bashkëpunimin e ngushtë të planifikuar me ndërmarrjet në të gjitha institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional”

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.