Ministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Enver Hoxhaj dhe Dukagjin Popovci, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Kombëtarë të Shkencës (KKSH) , prezantuan Programin Kombëtarë i Shkencës (PKSH) është të hartuar nga Këshilli Kombëtarë i Shkencës dhe të miratuar kohë më parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës . Qeveria e Kosovës, sivjet, për herë të parë ndau mjete në vlerë 1 milion eurosh për realizim të PKSH-së. Paralajmërohet shpallja e thirrjeve (konkursit) për aplikacione për projekte kërkimore shkencore.
Ministri Hoxhaj në konferencën për media deklaroi se gjatë muajit korrik është miratuar Programi Kombëtar i Shkencës dhe se ky program synon që të jetësoi pesë 5 objektiva kryesore për hulumtim, objektivi i parë është mjedisi, energjia dhe resurset natyrore, objektivi i dytë është sigurimi i ushqimeve dhe studimet ose analizat rreth bujqësisë, objektivi i tretë ka të bëjë me shëndetin e popullit dhe studimet mbi shëndetin e popullit, studimet mjekësore, objektivi i katërtë ka të bëjë me studime ekonomike dhe shoqërore sociale dhe objektivi i fundit janë shkencat historike kulturore, gjuhësore.
Dua t’ju them se ky program kombëtar i shkencës është hartuar në përputhje me kriteret dhe standardet e bashkimit evropian dhe në të njëjtën kohë ky program kombëtar i shkencës paraqet padyshim risi për Kosovën meqë Republika e Kosovës pas 20 vitesh, nga viti 1990 për herë të parë e ka një kornizë e cila do të shërbejë si orientim për çdo projekt shkencor që do të financohet në Republikën e Kosovës.
Për këtë vit Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore prej 1 milion eurosh ndërkaq që në vitin e ardhshëm do të dyfishohet ndërsa në planin afatgjatë mendojmë se do të kemi rritje të vazhdueshme të buxhetit për këtë qëllim.
Në vazhdim Ministri Hoxhaj theksoi se “është shumë kyçe që të arrihen disa objektiva kryesore me këtë program. Së pari nevojitet rritja e kapaciteteve njerëzore hulumtuese, së dyti duhet te sigurojmë infrastrukturë të nevojshme për këtë qëllim, së treti është i nevojshëm edhe ndërkombëtarizimi i shkencës dhe në kontekst të saj është kyçe që të jemi pjesë e agjendës evropiane të kërkimeve shkencore.
Programi si i tillë merr parasysh edhe trendët dhe standardet e Bashkimit Evropian te kërkimeve shkencore CT7. Mbi të gjitha synojmë që të ndërlidhim veprimtarin shkencore me nevojat zhvillimit ekonomik të vendit, do të thotë t’i shërbejë thjeshtë zhvillimit ekonomik të vendit dhe ta ndihmojë ngritjen e cilësisë në arsim dhe mbi të gjitha duhet të ketë sa ma tepër përsosëshmërisë ose ekselencë të punës se si ushtrohet kërkimi shkencor në Republiken e Kosovës.
Në fund Ministri Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e Projektit Austriak që është mbështetësi kryesor i zhvillimit të arsimit të Lartë dhe të Shkencës në Kosovë. Ekspertet nga Austria ndihmuan edhe në hartimin e këtij programi tha në fund ministri Hoxhaj.
Dukagjin Popovci, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Kombëtarë të Shkencës nder tjera tha se “Ky është dokumenti i parë në Kosovë i cili me karakterin dhe frymën e tij, hapë rrugë për funksionalizimin e veprimtarisë Kërkimore Shkencore në Kosovë duke ofruar një plan të qartë për mënyrën se si kjo veprimtari të përkrahet nga shteti. Ne e dimë se kjo veprimtari deri me tani kryesisht ka qenë me nisma individuale ndërkaq PKSH tenton që në një mënyrë ta bëjë institucionalizimin e kësaj veprimtarie”.
Johann Guenther, udhëheqës i projektit Austriak për mbështetje Arsimit të Lartë në Kosovë ndër tjera tha se ndjehet i lumtur që këto para të cilat do të jen në dispozicion për financimin e projekteve të ndryshme shkencore janë nga buxheti i Kosovës gjë që paraqet një sukses të madh për MASHT dhe për Qeverinë.
Ndërkaq Klaus Schuh ekspert në kuadër të projektit Austriak vuri në pah suksesin e MASHT dhe të Këshillit Kombëtarë të Skencës dhe shtoi se kjo është një arritje edhe ne krahasim me vendet e regjionit. Klaus Schuh është hartues i termave të referencës për thirrjen për aplikim me programe të shkencës.
Last modified: 26 Gusht, 2022