Divizioni për Shkencë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shkencë janë:
• Propozon, harton dhe siguron zbatimin e politikave për shkencë;
• Propozon dhe harton instrumente për implementimin e Programit Kombëtar të Shkencës;
• Ofron mbështetje administrative për inicimin dhe realizimin e projekteve konkurruese vendore shkencore;
• Harton politikat dhe procedurat për licencimin e institucioneve kërkimore;
• Harton politikat për shkencë të hapur (open science/open access) dhe monitoron zbatimin e këtyre politikave;
• Këshillon dhe ndihmon institutet kërkimore/hulumtuese në zbatimin dhe respektimin e standardeve për punën kërkimore shkencore në përputhje me standardet evropiane;
• Koordinon aktivitete për integrimin e institucioneve kërkimore-shkencore në hapësirën e përbashkët evropiane të kërkimeve shkencore (ERA);
• Zhvillon dhe mirëmban hartëzimin e infrastrukturës kërkimore në nivel kombëtar.
Me qëllim të mbështetjes së veprimtarisë kërkimore- shkencore, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-135 dhe me Programin Kombëtar të shkencës, Divizioni i Shkencës zbaton rregullisht skemat vjetore të mbështetjes së projekteve shkencore, siç mund t`i shihni të publikuara. Aktualisht i kemi tri skema aktive (Skemën e granteve për projekte të vogla shkencore; Skemën për botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi dhe Skemën për botime e publikime shkencore), por që pritet të shtohen edhe skema tjera, në përputhje me kërkesat e Programit kombëtar të Shkencës.
Ky Divizion bashkë me Divizionin e Inovacionit mbështesin funksionimin e këshillave shkencore, procedojnë veprimet administrative për projektet shkencore të miratuara, si dhe iniciojnë dhe adresojnë propozime e zhvillime tjera në nivel politikash.