MASHT

Inspektoriati i Arsimit
Për Inspektoriatin

Sipas Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës , Nr .06 / L – 046,

Inspektoriati i Arsimit është organ ekzekutiv qendror për sigurimin e cilësisë, në varësi të drejtpërdrejtë të ministrit të MASHTI – t. Për këtë qëllim Inspektorati i Arsimit kryen  inspektime të ndryshme në të gjitha institucionet edukative, arsimore dhe aftësuese në Republikën e Kosovës.

Bazuar në ligjin e lartcekur, Inspektorati i Arsimit kryen këto inspektime:

1. Inspektimi i përgjithshëm;

2. Inspektimi tematik;

3. Inspektimi emergjent;

4. Ri – inspektimi;

5. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve për procesin e licencimit;

6. Inspektimi i cilësisë së punës dhe vlerësimi i performancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit . Sa i përket inspektimit të cilësisë së punës dhe vlerësimit të përformancës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit , jemi në pritje të miratimit te udhëzimit administrativ dhe instrumenteve tjera që e rregullojnë këtë fushë.

Për t’a pasqyruar sa më mirë gjendjen dhe gjetjet në terren, për dhënien e rekomandimeve për përmirësim si dhe për inicimin e masave për mosrealizimin e rekomandimeve të dhëna nga inspektorët e arsimit, janë përgatitur dokumente pune konform llojit të inspektimit, vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve dhe vlerësimit të përformancës së shkollës.

Gjithashtu janë përgatitur formularë të ndryshëm për pasqyrimin e planifikimeve, javore dhe të raportimit të aktiviteteve të planifikuara dhe ato të realizuara, si p.sh,: aktivitetet ditore, javore, mujore, vjetore, etj., si dhe raporte për nivelin e përformancës së mësimdhënësve dhe nivelin e performancës së shkollës.

Në  pako të dokumenteve profesionale dhe praktike të inspektimit janë bashkangjitur:

– Ligji 06 / L – 046 për Inspektoratin e Arsimit në Republiken e Kosovës;

Vendimi Ref. 10, nr. 308, i datës 06.05.2020 për zyrtarizimin e dokumenteve profesionale dhe praktike të inspektimit;

– Plani vjetor i punes së IA -së– është dokument i përgjithshëm i planifikimit vjetor të punës së Inspektoratit të Arsimit e i cili bazohet në planin vjetor të punës se MASHTI -it dhe PSAK 2017/2021;

– Plani për inspektim – në këtë dokument jane paraqitur veprimet që duhet ndërmarrë inspektori para, gjatë dhe pas inspektimit;

– Dokumentet që kanë të bëjnë me inspektime të ndryshme;

-Dokumentet që kanë të bëjnë me procesin e Vlerësimit të Përformancës së Mësimdhënësve (VPM);

– Dokumentet që kanë të bëjnë me planifikimin e aktiviteteve dhe raportimin e realizimit të aktiviteteve;

– Çdo shkresë zyrtare të hartuar nga inspektorët e arsimit, e cila është për përdorim të brendshëm (dërgohet brenda MAShTI -it), duhet t’i bashkëngjitet Fleta përcjellëse për komunikim të brendshëm.

– Çdo shkresë zyrtare e hartuar nga inspektorët e arsimit, e cila është për përdorim të jashtëm (dërgohet jashtë MAShTI -it), duhet t’i bashkëngjitet Fleta përcjellëse për komunikim të jashtëm.

Kontakti

Hidajete Vokshi

U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Arsimit

038 213 887

Hidajete.Vokshi@rks-gov.net

Mehreme Ibrahimi

Zyrtare e Lartë e Arikvit

038 200 20 174


Mehreme.Ibrahimi@rks-gov.net