Ndërtimi i shoqërisë së dijes, është një nevojë për të gjitha vendet të cilat synojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ,kulturor dhe social . Roli i arsimit dhe aftësimit profesional ,arsimit për të rritur dhe arsimi gjatë gjithëjetës është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie të tillë. Arsimi dhe aftësimi profesional pajis nxënësit me njohuri shkathtësi vlera dhe qëndrime që ju mundësojnë atyre ti plotësojnë nevojat e të sotmes dhe sfidat e së nesërmes.
Arsimi dhe aftësimi profesional ,arsimi për të rritur dhe arsimi gjatë gjithë jetës janë segmentet dhe investime kyçe në sektorin e arsimit që përgatit nxënësit/kandidatët për jetë dhe punë.
Divizioni i arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur përfaqëson komponentën profesionale dhe administrative të arsimit të mesëm të lartë apo nivelit 3 të kornizës kombëtare të kualifikimeve – KKK. Puna kryesore e divizionit është hartimi i politikave dhe të gjitha punët administrative si: planifikimet strategjike, planifikim dhe përgatitje të propozim rregulloreve për funksionimin e shkollave profesionale në përputhje me Ligjin e Arsimit Para universitar, Ligjin e Arsimit dhe Aftësimit Professional dhe Ligjin e Arsimit për të Rritur, identifikimin e nevojave, mbledhjen e të dhënave për shkollat dhe propozimin e masave të ndryshme për avancimin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të rriturve.
Bashkëpunon, në përputhje me kërkesat, me institucionet qeveritare dhe joqeveritare, industrinë, bizneset dhe partnerët tjerë zhvillimor, për të hulumtuar nevojat e ekonomisë së tregut në mënyrë që të bëjë lidhjen e arsimit profesional me nevojat e ekonomisë vendore dhe ndërkombëtare .
Për avancimin e Arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur MASHT ka themeluar agjencinë për arsimin aftësimin profesional dhe arsim për te rriture cila është përgjegjëse për zbatimin e politikave të AAPRr .Aktualisht funksionon në gjashtë institucione të AAPRr (katër qendra te kompetencës dhe dy shkolla profesionale).
Gjithashtu, bashkëpunon me: Sektorin për Zhvillimin e Plan programeve, Zyrën Ligjore, Inspektoratin e Arsimit, Sektorin e Koordinimit me Komunat, Njësinë e Informimit etj.
Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe për të rritur, ka si qëllim parësor përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por nëse ndiqet rruga e trasuar në legjislacionin në fuqi ofron edhe mundësi të aplikimit në studime të larta post sekondare te nivelit të 5 të KKK dhe universitare.
Kohëzgjatja e shkollimit të mesëm të lartë profesional, pjesë e shkollimit para universitar në Kosovë, është e nivelizuar në 2 nivele. Niveli i parë përfshinë klasën 10 +11. Kjo shkallë ofron kualifikimin bazik dhe mundëson punësimin në treg të punës si punëtor i gjysmë kualifikuar. Niveli i dytë, është vazhdimësi e nivelit te pare, përfshinë klasën e12-të dhe ofron punësim në treg të punës si punëtor i kualifikuar. Me këto dy nivelet e para mund të krijohet një kuadër profesionalisht kompetent për një punë të kualifikuar në treg, ose të vazhdoj shkollimin në nivelin passekondar profesional ku përveç që ofron mundësi më të mira për punësim, hap dyert e shkollimit për një shkallë të lartë e cila bënë kualifikimin për titullin Punëtorë Specialist i kualifikuar i nivelit të 5 (pestë) KKK. p.sh. kolegjet e shkencave aplikative, të cilat nxënësve të suksesshëm të arsimit profesional u mundëson zhvillim shumë më të mirë të karrierës së tyre profesionale. Kjo formë e shkollimit profesional është praktikë e shumë vendeve Evropiane e cila hap rrugë edhe në studime akademike .
Jemi të sigurt se ndodhemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një sistem fleksibil të arsimit dhe trajnimit që do ta lehtësojë punën dhe jetën e të gjithëve në të ardhmen dhe që do të jetë në përputhje me sistemet e BE.
Në kuadër të divizionit AAPARr bëjnë pjesë edhe :
- Arsimi tërëjetsorë
- Arsimi jo-formal
- Qendra Kosovare e Firmave Ushtrimore