MASHT

Arsimi i lartë
Departamenti i Arsimit të lartë

Detyra primare të DAL janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë. Për këtë qëllim DAL zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë.

Në punën e vet DAL bazohet në ligjin e arsimit të lartë (2003) dhë në Stategjinë e Arsimit të lartë ( 2005-2015) si dhe në dokumente të tjera relevante ligjore e nënligjore si statutet e institucioneve të bartësve privat e publik të arsimit të lartë, në udhëzime të ndryshme administrativ, rregullore etj.

DAL po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:

  • Themelimi i Agjencive dhe qendrave, këshillave të ndryshme arsimore në shkallë vendi
  • Politika të reja për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Procesi i Bolonjës
  • Zhvillimi i zbatimit të programeve të bashkëpunimit me vende të tjera;
  • Njohja (nostrifikimi) i dokumenteve të fituara nga studime jashtë vendit (Komisioni i MASHT për Njohjen e Diplomave të fituara jashtë vendit);
  • Verifikimi idokumentacionit të shtetasve tanë që duan të studjojnë jashtë vendit;
  • Mbështet punën e organizatave të ndryshme studentore të qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit etj;

Që nga viti 2004, në punën e vet DAL mbështetet në ekspertizën e Këshillit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë, i cili përbëhet nga njohësit më të mirë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ky këshill deri më tani ka këshilluar dhe ndihmuar në hartimin e Strategjisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, në hartimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, në organizmin e konferencave ndërkombëtare, në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit në shoqëri, e të tjera.

Koordinimi dhe projektet

Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatitur 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, Erasmus Mundus, IPA të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:

  • Projekti multidimensional në mes të Austrisë dhe Kosovës
    http://www.aei-austria-kosovo.com
  • Programi Finlandez për studime pasdiplomike në mbështetje të Fakultetit të Edukimit
    www.formin.fi
  • Programi norvegjez për themelimin e Institutit të Gazetarisë (1.5 milion euro 2005 – 2006);
  • Bashkëpunimi me zyrën amerikane në mbështetjen e UP

Prioritetet aktuale:

  • Funksionalizimi i plotë i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës;www.akreditimi.org
  • Funksionalizimi i Plote i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar në AL dhe Shkencë dhe Teknologji (QBNASHT-KCIRT)
    http://www.aei-austria-kosovo.com
  • Funsksionalizimi i plote i Qendrës për njohje dhe nostrifikim
    http://www.aei-austria-kosovo.com
  • Implementimi i Strategjisë së Arsimit të Lartë 2005 – 2015
  • Hartimi dhe miratimi i udhëzimeve administrative për operacionalizimin e ligjeve të arsimit të lartë
  • Vendosja e kritereve dhe dispozitave për financimin e arsimit të lartë dhe hartimi i ligjit për financimin e arsimit të lartë;
  • Konsolidimi i sektorit privat të arsimit të lartë e të tjera.

Kontakti

Burim Gashi

Drejtor i departamentit të arsimit të lartë

Tel: 038 211 012

burim.gashi@rks-gov.net

 

Bekim Samadraxha

Udhëheqës i divizioni për zhvillim, monitorim dhe cilësi në AL

Tel: 038 213 948

bekim.samadraxha@rks-gov.net

 

Mirushe Latifaj

Koordinatore për Arsim të Lartë

Privat Tel: 0 38 211 667

mirushe.latifaj@rks-gov.net

 

Shpresa Mehmeti

Zyrtare administrative në (QKBNASHT)

Tel: 038 211 923

shpresa.mehmeti@rks-gov.net

 

Qamile Sinanaj

Udhëheqëse e divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar në Arsim të lartë dhe shkencë

Tel: 038/211-924

qamile.sinanaj@rks-gov.net

 

Arian Mustafa

Zyrtar i lartë i arsimit të mesëm të lartë

arian.mustafa@rks-gov.net

038/212-587 20549

 

Bekim Samadraxha

Udhëheqës i divizionit për zhvillim dhe cilësi në arsim të lartë

bekim.samadraxha@rks-gov.net

038/213-948 20070

Nothing found here

Perhaps You will find something interesting from these lists...

Categories

All Blog Posts: