MASHT

Përurohen dy kabinete të Firmave Ushtrimore në Vushtrri

23 Mars, 2011

Në shkollën e mesme profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri është bërë sot përurimi i dy kabineteve të Firmave Ushtrimore.

Kabineti i profilit të ekonomisë është bërë nga MASHT-i në bashkëpunim me Agjencionin austriak për zhvillim – ADA dhe është implementuar nga KulturKontact Austria. Ndërsa, kabineti i profilit të bujqësisë është bërë nga qeveria daneze dhe impelementuar nga DANIDA, të cilët po ashtu e kanë bërë edhe renovimin e kësaj shkolle si dhe kanë bërë edhe investime të tjera të rëndësishme në fushën e bujqësisë në shkolla si serra, mjete konkretizuese për punën praktike të nxënësve, etj.

Në emër të MASHT, Valbona Fetiu Mjeku – udhëheqëse e zyrës për arsim profesional, falënderoi donatorët për këtë investim dhe investimet e tjera që kanë bërë në shkollat e arsimit profesional. Ajo inkurajoi nxënësit dhe mësimdhënësit që të shfrytëzojnë këto kabinete, të cilat ndihmojnë në ngritjen e cilësisë në arsim, e që është edhe synim i MASHT-it. “Ministria e Arsimit e ka derën hapur dhe do të mbështesë të gjithë ata që duan të ndihmojnë në fushën e arsimit”, tha Fetiu Mjeku.

Drejtori komunal i arsimit në Vushtrri, Qerim Selimi, po ashtu falënderoi donatorët për këtë ndihmë, dhe tha se kabinetet do të ndihmojnë nxënësit e kësaj shkolle që të bëhen më shumë kompetent për profilet që kanë zgjedhur.

Përfaqësues të donatorëve, nga ana tjetër, theksuan se do të mbështesin arsimin, e në veçanti arsimin profesional edhe në të ardhmen.

Firma Ushtrimore është formë e re mësimore, në kuadër të së cilës përkrahët dhe nxitët mësimi praktik i cili simulon biznesin real dhe mendimin ndërmarrësor. Në firmën ushtrimore ushtrohën procedurat reale të punës së ndërmarrjeve si dhe u mësohën nxënësve kualifikimet e nevojshme për tregun modern të punës dhe për zbatimin e njohurive të aftësuara teorike në praktikë.

Lënda Firmë Ushtrimore implementohet që nga viti 2004 në Kosovë nga Sëisscontact dhe KulturKontakt Austria për kryrjen e praktikës profesionale, si dhe që nga viti 2010 edhe nga DANIDA në shkolla të mesme të bujqësisë

Bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministrinë Austriake dhe Zvicërrane të Arsimit në këtë fushë më tani është implementuar në 15 Shkolla të mesme ekonomike të Kosovës dhe 5 shkolla bujqësore. Përpos këtyre ka filluar trajnimi edhe themelimi i firmave ushtrimore edhe për klasët në gjuhën boshnjake dhe turke në Prizren, Pejë dhe Dragash

Në Kosovë tani janë themeluar gjithsejt 80 Firma Ushtrimore.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.