MASHT

Në Pejë u mbajt manifestimi tradicional “ Festa e Abetares”

17 Prill, 2011

Në Pejë është mbajt manifestimi tradicional , i treti me radhë , ” Festa e Abetares” të cilin e organizon Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo festë përkon me ditët shkollore kur nxënësit e klasave të para duhet të kenë mësuar 36 shkronjat e alfabetit !

Nxënësit pjesëmarrës përmes programeve kulturo-artistike shprehën , emocionet , ndjesitë e tyre për njohuritë e fituara në bankat shkollore.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë , Ramë Buja , në fjalën e hapjes ndër tjera tha se ” koj festë është dita më e bukur për fatosat tanë të cilët veç kanë bërë hapat e parë të përfitimit të dijes. Secili prej nesh ka kaluar hapat e ngjashëm të parë dhe hapi i parë drejt përafrimit diturisë dhe shkencës padyshim është Abetarja . Kjo festë që tashmë është tradicionale , është festë vërtetë e mrekullisë, e nismës së dijes dhe shkallëzimit drejt niveleve të larta kulturore e shkencore . Insistimi i qeverisë së Kosovës, i Ministrisë së Arsimit dhe imi personal është që ta bëjmë një “Abetare Unike ” gjithandej shqiptarisë , dhe jam optimist se kjo do të realizohet mëgjithë vështirësitë që kemi e do të kemi në të ardhmen” tha ministri Buja

Të pranishmit , në emër të qytetarëve të komunës së Pejës e cila ishte nikoqire e këtij manifestimi i përshëndeti znj Arbëresha Nallbani, kryetare e Asamblesë komunale të Pejës.

Në festën e sivjetme të “Abetares ” morën pjesë nxënës të klasave të para nga rajonet : Gjilan, Mitrovicë, Pejë , Gjakovë, Prizren, Ferizaj, dhe Prishtinë .

Peja u përfaqësua nga nxënësit e shkollës fillore ” Smajl Hajdari” dhe nxënësit e sh.f.”Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Gjilani u përfaqësua nga sh.f. ” Fan .S.Noli ” e Dardanës. Mitrovica u përfaqësua nga sh.f.” Naim Frashri” e Vushtrrisë . Gjakova u përfaqësua nga sh.f. Beqir Gashi” e Malishevës. Prizreni u përfaqësua nga sh.f. “Destan Bajraktari” e Therandës. Ferizaji u përfaqësue nga sh.f. ” Emin Duraku” e Kaçanikut. Ndërsa Prishtinën e përfaqësuan nxënësit sh.f.” Sami Frashëri” .

Në fund të manifestimit, ministri i arsimit, Ramë Buja ndau mirënjohje për shkollat te cilat shfaqën programet më të mira kulturo-artistike të shfaqura me këtë rast si dhe një mirënjohje të veçantë , Post – Mortum , për hartuesin e Abetares , Qamil Batalli , tashmë i ndjerë .

Vitin e ardhshëm ” Festa e Abetares ” do të mbahet në Prizren .

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.