MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËSEN E ZYRËS RAJONALE TË FRANKOFONISË, ZNJ. RENNIE YOTOVA

2 Prill, 2019

02 Prill 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, e priti sot udhëheqësen e Zyrës Rajonale të Frankofonisë, znj. Rennie Yotova, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të forcimit të mësimit të gjuhës frënge dhe organizimit të aktiviteteve të tjera të përbashkëta.

Ministri Bytyqi e falënderoi znj, Yotova për vizitën dhe mbështetjen e Kosovës në avancimin e statusit të saj në kuadër të Organizatës së Regjionale të Frankofonisë, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Ministri njëherit e falënderoi edhe për organizmin për herë të parë të Universitetit Pranveror të Frankofonisë në Prishtinë. Ministri Bytyqi u shpreh se bashkëpunimi me Ambasadën e Francës është jashtëzakonisht i mirë dhe në këtë kontekst përmendi edhe mbështetjen e studentëve përmes bursave, ndërsa tha se MAShT do angazhohet të gjejë forma të ndryshme të motivimit të të rinjve për të mësuar gjuhën frënge.

Në këtë takim, gjithashtu u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit konkret, së pari në forcimin e gjuhës nga nivele të ulëta të shkollës, pastaj trajnimin e mësimdhënësve për mësimdhënie në gjuhën frënge, si dhe organizmin e aktiviteteve tjera.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e organizmit të Forumit Rinor Botëror të Frankofonisë, ku do të marrin pjesë të rinj nga mbarë bota. Me këtë, rast ministri Bytyqi u shpreh se, MAShT do ta mbështesë këtë organizim dhe tha se, ky do të jetë një rast i mirë për të rinjtë tanë dhe vendeve të tjera që të njihen dhe të këmbejnë përvojat më të mira.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.