MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E OJQ “TA PASTROJMË KOSOVËN”

5 Nëntor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Luan Hasanaj, me të cilët bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor.

Ministri Bytyqi, me këtë rast u shpreh se, jemi të angazhuar në krijimin e vetëdijes qytetare për domosdoshmërinë që të kujdesemi për një ambient të pastër kudo në Kosovë dhe tha se përkrahë çdo iniciativë apo aktivitet lidhur me këtë çështje.

Ministri Bytyqi gjithashtu tha se, është duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që të kërkojë angazhimin e vet shkollave, të cilat do të caktonin një orë mësimi në javë kushtuar pastërtisë së ambientit brenda dhe jashtë shollës dhe se kjo do të duhej të jetë një zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate.

Z. Hasanaj e përgëzoi ministrin Bytyqi për angazhimin e tij konkret në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, të filluar në shtator të këtij viti, ndërsa tha se është duke u pilotuar një modul trajnues në 4 komuna të Kosovës lidhur me ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në fushën e edukimit dhe shtoi se kjo do të ishte me interes të zgjerohet edhe në komunat tjera. 

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.