MASHT

MASHT DHE WORLD VISION NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

23 Maj, 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe World Vision International në Kosovë kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ka për qëllim të rrisë rezultatet e të nxënit te fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri 18 vjeç, me fokus të veçantë gjithëpërfshirjen në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta, viktima të dhunës, neglizhimit, viktima të trafikimit, në situatë rruge, të pa regjistruar në gjendjen civile, të rikthyer nga emigracioni, si dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse brenda dhe jashtë shkollës.

Ministri Bytyqi, me rastin e nënshkrimit tha se, kjo Marrëveshje shpreh vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar, ashtu siç kemi pasur bashkëpunim të mirë deri tani. 

Ministri Bytyqi uroi që projekti të fillojë mbarë dhe të sjellë rezultate pozitive për shkollat tona, duke shtuar se, MAShT do të mbështesë bashkëpunimin në mes të Drejtorive të Arsimit në Komuna dhe institucioneve tjera në varësi të MAShT për të gjitha projektet e World Vision, të cilat zbatohen në shkollat tona.

Përfaqësuesja e World Vicion International në Kosovë, Eljona Elmazi, falënderoi ministrin Bytyqi për gatishmërinë e tij për të ndihmuar zbatimin e Marrëveshjes, duke shprehur vullnetin për të punuar, në mënyrë që të arrihen synimet e këtij projekti.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.