MASHT

MASHT dhe Komisioni Evropian thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

18 Tetor, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, priti sot në një takim znj. Sophi Beaumon Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe z. Anders Lonnqvist, udhëheqës i projektit SWAP (Qasje ndërsektoriale në arsim) të financuar nga KE.

Ministri Buja ka falënderuar Komisioni Evropian për kontributin që po jep më qëllim të zhvillimit të proceseve arsimore në Kosovë në veçanti për përkrahjen dhënë ngritjes së performancës së mësimdhënësve që realisht po ndikon në ngritjen e cilësisë së arsimit.

“Jemi të përkushtuar të punojmë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe në këtë drejtim kemi llogaritur mbështetjen tuaj”, ka thënë ministri Buja.

Minsitri Buja tha se është formuar TASK -forca për implementim të Planit Strategjik 2011-16, si dhe do të formohen edhe mekanizmat tjerë përcjëllës për këtë çështje. Për këtë qëllim, ministri Buja paralajmëroi nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi ndërministror, ku nënshkrues do të jenë edhe mbështetës ndërkombëtarë të proceseve të arsimit në Kosovë.

Sophi Beaumon, nga ana e saj, foli për projektet që KE ka financuar deri më tani dhe shtoi se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë kjo mbëshetje. Ajo përgëzoi MASHT -in për hartimin e Planit Strategjik 2011-2016, i cili do të implementohet me mbështetjen e programeve të KE-së përfshirë këtu edhe IPA-n. 
Znj. Beaumon ka lavdëruar edhe punën e Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve, ndërkaq foli edhe për projektin e Teknologjisë Informative në komuna dhe shkolla, ku tha se shpejtë do të organizohet një prezantim publik ku në një shkollë do të demonstrohet praktikisht se si funksionon në fakt ky sistem .

Udhëheqësi i sapoemëruar i projektit SWAP në Kosovë, Anders Lonnqvist, shtroi nevojën e organizimit të një punëtorie në nëntor të këtij viti ku do të bëhej planifikimi buxhetor për implementim të Planit Strategjik 2011-2016 me të cilin do të njoftoheshin edhe donatorët. Ai përmendi edhe mbështetjen financiare profesionale të KE së për Kornizën e Kurrikulës së re të Kosovës dhe vazhdimin e punës në hartimin e kurrikulave bërthamë.

Ministri Buja dhe përfaqësuesit e KE-së, znj.Beaumon dhe z.Anderson, u dakorduan që në janar të vitit të ardhshëm të bëhet rishikimi i përbashkët i të gjitha projekteve arsimore në Kosovë të financuara nga KE dhe mekanizmave tjerë Evropian.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.